Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ilir Proda, ka paralajmëruar masa shumë më të ashpra për drejtuesit e automjeteve që parkojnë dysh në rrugë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ai tha se tashmë shkelësit nuk do të ndëshkohen vetëm me gjobë administrative, por do të rrezikojnë edhe dënim me burg deri në 3 vite.

“Parkimi dysh ka qenë gjithmonë një problem serioz, jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për këmbësorët që e hasin pengesën,” tha Proda.

Drejtori theksoi se nëse dikush parkohet dysh, për shembull pas makinës së tij, nuk do të marrë vetëm gjobë, por edhe masa më të rënda ligjore.

Në këtë moment, efektivët e Policisë ndëshkojnë me gjobë shkelësit e Kodit Rrugor, ku gjobat variojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja.

Por, me ndryshimet e fundit, çdo parkim i dyshuar që bllokon qarkullimin e mjeteve të transportit do të jetë objekt hetimi në Prokurori.

Kjo masë e re bazohet në nenin 293 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime shumë më të rënda për pengimin e qarkullimit.

Sipas këtij neni, pengimi i qarkullimit të mjeteve automobilistike, hekurudhore, ujore apo ajrore dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.

Ky paralajmërim vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe problemeve të shumta që krijohen nga parkimi në mënyrë të parregullt në rrugë.

Drejtoria e Policisë nënvizon rëndësinë e zbatimit rigoroz të ligjit për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve në trafik.

Po ashtu, kjo masë synon të largojë pengesat në rrugë që shpesh shkaktojnë vonesa dhe rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Nëse nisma ligjore zbatohet plotësisht, drejtuesit e mjeteve do të duhet të jenë shumë më të kujdesshëm me vendin ku parkojnë, në mënyrë që të shmangin sanksione serioze ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *