Burim Ramadani, ish-inspektor i AKI-së, ka reaguar me shqetësim pas publikimit të pamjeve të rastit tragjik në Lipjan, duke kërkuar arrestimin urgjent të policëve të përfshirë dhe jo vetëm suspendimin e tyre.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në një postim në Facebook, ai theksoi se pamjet janë tronditëse dhe irrituese, dhe se veprimet e tilla nuk mund të kalojnë vetëm me masa administrative.

Ramadani kritikoi ashpër mënyrën si është menaxhuar situata nga institucionet, duke thënë se vendosja e logjikës së “Shtetit Policor” në krye të sistemit është një gabim i rrezikshëm dhe i papranueshëm.

Ai pyeti se përse po mjaftohen me rekomandime për suspendim, kur në fakt rasti kërkon ndëshkim të menjëhershëm dhe serioz.

“Si është e mundur që një i ri, edhe nëse ka qenë në gjendje të dehur, të vdesë i prangosur, nën trupat e disa policëve?”, shprehet ai. “Kjo ka ndodhur në duart e shtetit – dhe ky fakt nuk mund të anashkalohet.”

Ramadani krahasoi këtë ngjarje me rastin e Astrit Deharit, i cili vdiq nën kujdesin e institucioneve afër një dekadë më parë, duke kujtuar se edhe atëherë drejtësia ka vonuar dhe nuk ka ofruar qartësi.

“Dallimi i vetëm është se tani e kemi pamjet, dëgjohen edhe britmat e Agon Zejnullahut. Dhe megjithatë, policët nuk janë arrestuar ende,” thekson ai me indinjatë.

Ai i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se kjo situatë ka tronditur opinionin publik.

Për Ramadanin, kjo është një provë që shteti nuk po vepron me vendosmëri ndaj dhunës që ushtrohet nga vetë përfaqësuesit e tij.

Ai përfundon duke bërë thirrje që askush të mos e normalizojë këtë lloj kriminaliteti të mbështetur në forcën shtetërore – pasi ai rrezikon vetë themelet e drejtësisë dhe demokracisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *