Ish-Këshilltari i Trump: Vendimi për Berishën, i nxituar dhe politik

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

John Bolton, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka komentuar vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record”, ai tha se ky vendim është marrë nën ndikime politike.

Sipas tij, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vepruar me nxitim në këtë rast.

Bolton nënvizoi se ky vendim duhet të rishihet nga autoritetet përkatëse amerikane.

“Ka qenë subjekt ndikimesh politike. Nuk mendoj se ishte vendim i duhur,” deklaroi ai.

Ai shtoi se rishikimi i çështjes është i nevojshëm për të rikthyer një qasje më normale.

“Duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë situatë,” tha Bolton.

Ai u shpreh se do të kishte dashur të kthehej pas në kohë për të ndryshuar këtë vendim.

“Do të doja ta ribëja, por kjo nuk është më e mundur,” theksoi ai.

Sipas tij, duhet një qasje më e ekuilibruar dhe më pak e politizuar në këto çështje.

Deklaratat e Bolton kanë ngjallur debat në Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje objektivitetin e vendimit ndaj Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *