Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga autoritetet në Mal të Zi.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ai dyshohet për shkaktimin e një zjarri në një objekt në qytetin e Ulqinit.

Sipas njoftimit të policisë malazeze, burri me inicialet L.H. dyshohet se ka hedhur një cigare pranë objektit.

Nga ajo cigare, dyshohet se ka shpërthyer zjarri që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ngjarja ka ndodhur para një ndërtese që nuk është përmendur me emër në njoftim.

Pasi autoritetet u njoftuan për incidentin, në vendin e ngjarjes shkuan njësitet përkatëse.

Pas hetimeve të para, prokurori vendosi që L.H. të arrestohej menjëherë.

Ndaj tij do të ngrihet padi penale për dëmtim të pronës dhe shkaktim të rrezikut publik.

Sipas raportimeve të para, dëmi i shkaktuar nga zjarri mund të arrijë deri në 200 mijë euro.

Rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për objektin që u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik në Ulqin dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *