Gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të premte, ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte parandaluar një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas Trump, dy vendet ishin shumë pranë një përplasjeje të madhe, që mund të kishte përfunduar në luftë.
Ai tha se kishte ndërhyrë drejtpërdrejt duke u bërë të qartë se, nëse nisnin konfliktin, nuk do të kishin më asnjë marrëdhënie tregtare me SHBA-në.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. U thashë: nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Trump.
Ai shtoi se pas këtij paralajmërimi, palët ndryshuan qëndrim dhe vendosën të mos e përshkallëzonin situatën.
Kjo ndërhyrje, sipas Trump, ishte një tjetër dëshmi e rolit të tij në ruajtjen e paqes në rajon.
Ai ka theksuar disa herë gjatë deklaratave të tij se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një nga arritjet e tij më të rëndësishme diplomatike.
Vetëm dy ditë më parë, Trump kishte përmendur sërish Serbinë dhe kishte thënë se kishte ndalur një përplasje të madhe që pritej të ndodhte.
“Ne e përfunduam edhe me Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, tha ai në një tjetër deklaratë publike.
Kujtojmë se më 4 shtator 2020 në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti Trump.
Marrëveshja përfshinte një sërë zotimesh, si njohja e Kosovës nga Izraeli dhe ndalimi i fushatës serbe për çnjohjen e saj.
Serbia u angazhua gjithashtu të mos i kërkonte më asnjë vendi apo organizate ndërkombëtare të mos e njihte Kosovën si shtet të pavarur.