Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi në BE është vendim politik, jo bazuar në meritë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ai shtoi se në Evropë flitet për qasje meritore, por kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në realitet.
Për Serbinë, pengesa kryesore në rrugën drejt BE-së është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës.
Vuçiç theksoi se Serbia i përmbahet Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, të cilat e konsiderojnë Kosovën pjesë të Serbisë.
Ai përmendi se shumica e vendeve anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, por disa nuk e kanë bërë.
Ky është problemi kryesor, pasi Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjatë forumit, Vuçiç u takua me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ai tha se biseda me Sorensen ishte përmbajtësore dhe konstruktive.
Diskutuan për vazhdimin e dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së dhe sfidat në rajon.
Vuçiç theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ai ripërsëriti përkushtimin e Serbisë për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut dhe respekt për partnerët ndërkombëtarë.
Më tej, theksoi nevojën për kthim te bazat e dialogut, si formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.