Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar u gjet këtë mëngjes në Limazzo, San Severino di Centola, Itali.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
I riu ishte i përfshirë në një grabitje banese së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë.
Ai rezultonte i zhdukur prej më shumë se 48 orësh pas një shkëmbimi zjarri gjatë tentativës për grabitje.
Për gjetjen e tij u organizuan kërkime intensive në zonën midis San Severinos dhe Forias.
Në operacion u përfshinë karabinierë të kompanisë Sapri, dronë, avionë dhe njësi të qenve nuhatës.
Në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe dhjetëra shqiptarë, të afërm të viktimës dhe bashkëshortes së tij.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka ndërruar jetë nga një plagë arme zjarri.
Dyshohet se e shtuna mund të ketë ardhur nga pushka e pronarit të vilës, rreth orës 22:00 të së dielës.
Një pistoletë që ndodhej në vendngjarje është sekuestruar, pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në konflikt.
Nuk dihet ende me siguri kush hapi zjarr i pari: hajdutët apo pronari i shtëpisë.
Pronari është nën hetim, së bashku me një nga grabitësit e tjerë që ndodhet i plagosur në spitalin Cardarelli të Napolit.
Ndërkohë, personi i tretë që ishte pjesë e grabitjes është ende në kërkim nga autoritetet italiane.