Një vajzë e vogël, vetëm 3 vjeç, u gjet e gjallë duke ecur vetëm buzë një autostrade në Ontario të Kanadasë, rreth 145 kilometra larg shtëpisë së saj në Montreal – pas një kërkimi të ethshëm që zgjati katër ditë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
“Ajo po fliste me oficerin e policisë, ishte gjallë. Ne i dhamë ndihmën e parë, ujë dhe ushqim,” tha Éloise Cossette, zëdhënëse e Policisë së Québec-ut. “Prioriteti është vetëm të sigurohemi që ajo është mirë.”
Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se nëna e vajzës kishte bërë disa kërkime të pazakonta në internet përpara zhdukjes së saj.
Kërkimet përfshinin fraza si “organizimi i funeraleve për fëmijë” dhe “urnat për hiri”, gjë që ka ngritur dyshime serioze tek autoritetet.
Claire Bell u pa për herë të fundit të dielën në mëngjes, duke dalë nga një dalje emergjence e ndërtesës ku banonte, së bashku me nënën e saj Rachel Todd dhe qenin e tyre.
Më vonë gjatë të njëjtës ditë, nëna e raportoi zhdukjen e Claire në një zonë tjetër, rreth 100 km larg vendit të parë, duke ngritur dyshime për mospërputhje në deklarata.
Pas raportimit, nisi një operacion i madh kërkimi në provincat Quebec dhe Ontario, me pjesëmarrjen e dhjetëra efektivëve, vullnetarëve dhe mjeteve teknologjike si dronët.
Claire u gjet më në fund duke ecur e vetme buzë autostradës 417 në Ontario, pas një sinjalizimi nga një dëshmitar.
Qeni i saj u gjet i ngordhur pranë një dyqani suveniresh në të njëjtën zonë, aty ku nëna pretendoi se e kishte humbur vajzën.
Policia është në kërkim të një dëshmitareje që thuhet se jeton në një fermë dhe ka takuar Rachel Todd ditën e zhdukjes së vajzës.
Rachel Todd, 34 vjeçe, është arrestuar dhe akuzuar për braktisje të një fëmije, ndërsa hetimet për motivet vazhdojnë.
Në telefonin e saj janë gjetur kërkime të përsëritura për ceremoni funerale për fëmijë, çka autoritetet e kanë quajtur “shqetësuese dhe alarmante”.