Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 34-vjetorin e themelimit të saj në një event të mbajtur përpara selisë “rozë” në Tiranë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në këtë aktivitet morën pjesë figura të njohura të PS-së, anëtarë të vjetër e të rinj, simpatizantë dhe përfaqësues të strukturave të partisë.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi socialistët për përkushtimin dhe angazhimin ndër vite.

Ai vuri theksin te rëndësia e forcimit të PS-së në territor, duke u mbështetur te njerëzit më të talentuar dhe të përgatitur.

Me batutat karakteristike, Rama përmendi disa nga të ftuarit, si Ylli Rakipi dhe Frrok Çupi, duke thënë me ironi se “Ylli s’është me ne, por mos u distanco shumë”.

Rama falënderoi edhe figurat që kanë qenë gjithmonë pranë PS-së, duke veçuar Arta Daden dhe Gramoz Ruçin si përfaqësues të brezave të ndryshëm.

Për Artën, tha me humor se “zysha s’më ndahet, shyqyr që të kemi”, ndërsa për Ruçin u shpreh se “kur s’ta shihni Gramozin në oborr, do mungoj edhe unë”.

Ai përmendi edhe sekretarin e partisë, duke u shprehur me shaka se “në raste të tilla vesh kostumin e dasmës”.

Një falënderim të veçantë Rama ia dedikoi grave dhe vajzave të pranishme në festë, duke theksuar rolin e tyre në suksesin e partisë.

“Kush u mbështet te gratë dhe vajzat, fitoi”, tha ai, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

Në atmosferë festive, pjesëmarrësit reflektuan mbi rrugëtimin 34-vjeçar të PS-së dhe rolin që ajo ka pasur në jetën politike të vendit.

Festa përvjetore u mbyll me muzikë, entuziazëm dhe me mesazhin për vazhdimësi dhe përkushtim në të ardhmen e partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *