Qeveria Kurti ka vendosur një masë të re që prek direkt sektorin privat.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Bizneset nuk mund të regjistrojnë veturat nëse kanë gjoba të papaguara në trafik.

Kjo vlen pavarësisht shumës së gjobës, arsyes apo nëse është në apel.

Vendimi është zbatuar në heshtje, pa paralajmërim publik dhe pa afat tranzicioni.

Shumë kompani janë bllokuar pasi nuk mund të regjistrojnë automjetet që përdorin për punë.

Një pronar biznesi nga Prishtina thotë se e ka kuptuar vendimin vetëm kur ka tentuar të regjistrojë veturën.

Disa biznese kanë zbuluar se kanë gjoba nga qindra deri në mijëra euro.

Shumë prej gjobave janë ende në proces ankimimi ose nuk janë njoftuar fare.

Kjo po shihet si ndëshkim kolektiv që pengon një procedurë teknike për shkak të një çështjeje të paqartësuar ligjërisht.

Vendimi zbatohet edhe kur gjoba nuk është përfundimtare ose kur faji është i personave të tretë.

Qeveria dhe institucionet përkatëse nuk kanë dhënë asnjë sqarim publik deri tani.

Ky veprim po ngre shqetësime për mungesë transparence dhe komunikimi me sektorin privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *