Ditën e sotme në “Ferma VIP” ka ndodhur një nga momentet më surprizuese dhe romantike të këtij edicioni. Një helikopter ka fluturuar mbi fermë duke hedhur petale trëndafilash nga ajri, duke krijuar një atmosferë magjike që i ka befasuar të gjithë banorët.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në mesin e petaleve të rëna mbi fushë, është formuar mesazhi: “Nuri the queen habibi”, një dedikim i drejtpërdrejtë për Nurin, që ka shkaktuar emocione dhe buzëqeshje tek ajo. Banorët nuk ngurruan ta ngacmojnë menjëherë, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.
Nuri u emocionua dukshëm nga gjesti, por mbeti e rezervuar për të komentuar se nga kush mund të vinte kjo surprizë. Spekulimet nisën menjëherë brenda fermës, ndërsa edhe ndjekësit në rrjet filluan të bëjnë lidhje e hamendësime.
Pak më vonë, në rrjetet sociale u përhap një informacion që hodhi dritë mbi këtë veprim. Sipas burimeve online, pas kësaj surprize romantike qëndron Dionis Biba, ish-fituesi i “Ferma VIP 2”, një figurë që ka lënë gjurmë në formatin e mëparshëm.
Ky detaj ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin për raportin e mundshëm mes Dionisit dhe Nurit. A është kjo thjesht një gjest për të tërhequr vëmendje publike, apo ka diçka më shumë në prapaskenë?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të zbulohen në episodet e ardhshme të spektaklit, ndërsa publiku është më i etur se kurrë për të ndjekur çdo zhvillim të ri mes tyre.
