Sara Kolami i jep fund marrëdhënies me Drilonin pas publikimit të videos së diskutueshme
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Një video e publikuar së fundmi, ku Drilon Rama shihet duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me një vajzë në Gjermani, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Kjo ngjarje ka sjellë në vëmendje marrëdhënien e tij me Sarën, e cila ka reaguar menjëherë duke e hequr Drilonin nga rrjetet sociale. 
Pas këtij veprimi të Sarës, Driloni ka larguar fotot që kishte me të në profilin e tij në Instagram. Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e përfundimit të marrëdhënies së tyre.
Marrëdhënia mes Sarës dhe Drilonit ka qenë në qendër të vëmendjes që nga pjesëmarrja e tyre në “Big Brother VIP Kosova”. Ata janë parë shpesh bashkë edhe pas përfundimit të spektaklit, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre vazhdonte.  
Megjithatë, tensionet mes tyre nuk kanë munguar. Në një rast, Sara është shprehur se Driloni nuk e meriton atë, duke treguar përplasjet dhe mosmarrëveshjet që kanë pasur. 
Ndjekësit janë të ndarë në mendime rreth kësaj situate. Disa e mbështesin vendimin e Sarës për t’u distancuar, ndërsa të tjerë shprehin keqardhje për përfundimin e kësaj marrëdhënieje që kishte nisur me shumë premtime.