Në Washington u hodh shorti i Kampionatit Botëror “USA–Kanada–Meksikë 2026”, një event madhështor që u shoqërua me performanca nga Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger. Atmosfera festive u plotësua nga prezantuesit Heidi Klum, Kevin Hart dhe Danny Ramirez.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në ceremoni mbajtën fjalime hapëse presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar turneun si më të madhin në historinë e futbollit.

Nga 48 skuadrat pjesëmarrëse, 42 janë konfirmuar deri tani, ndërsa gjashtë vendet e mbetura do të përcaktohen në mars përmes ndeshjeve të Play Off-it.

Shorti u prit me shumë interes, veçanërisht nga tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria vazhdon garën për një vend përmes Play Off-it evropian.

Nëse Shqipëria arrin të sigurojë kualifikimin, ajo do të pozicionohet në Grupin F, ku janë tashmë Holandë, Japoni dhe Tunizi.

Grupi konsiderohet tepër i vështirë, sidomos përballja e mundshme me Holandën, një nga skuadrat më të forta të kontinentit.

Edhe Kosova ka mundësinë të marrë pjesë përmes Play Off-it dhe, nëse kualifikohet, do të jetë pjesë e Grupit D, së bashku me SHBA-në, Australinë dhe Paraguain.

Tre vendet organizatore, SHBA, Kanada dhe Meksikë, janë vendosur automatikisht në vazon e parë të shortit, duke shmangur kundërshtarë të fortë në fazën fillestare.

Katër kombëtaret kryesore sipas renditjes, Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia, nuk do të përballen me njëra-tjetrën deri në gjysmëfinale, me kusht që të fitojnë grupet e tyre.

Grupeve iu është aplikuar një sistem që garanton shpërndarje të drejtë të përfaqësimit midis Evropës dhe kontinenteve të tjera.

Skuadrat e Play Off-it, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, janë vendosur në vazon e katërt, duke i ekspozuar ndaj kundërshtarëve potencialisht shumë të fortë.

Shorti i këtij Botërori tregon qartë se rruga drejt turneut të vitit 2026 do të jetë sfiduese, ndërsa Shqipëria përballet me mundësinë e një grupi mjaft të ashpër dhe rivalë elitarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *