Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim në Durrës që nga muaji shkurt, është dërguar sot me urgjencë në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Burime pranë institucionit bëjnë me dije se Veliaj ka shfaqur komplikacione me tensionin e gjakut, duke alarmuar stafin e burgut për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Në momentin e transportimit drejt spitalit, autoritetet kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie. Të gjithë pacientët e tjerë në ambientet e spitalit janë nxjerrë jashtë përkohësisht.
Kjo është bërë për të garantuar sigurinë e të burgosurit, si dhe për të shmangur çdo kontakt me qytetarë apo media gjatë trajtimit të tij.
Veliaj është shoqëruar nga një njësi e madhe policore, që ka siguruar mbikëqyrje të plotë gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në ambientet mjekësore.
Për momentin, nuk ka informacione të hollësishme mbi gjendjen e tij aktuale shëndetësore apo nëse ka nevojë për trajtim të mëtejshëm.
Mjekët janë duke monitoruar parametrat jetësorë dhe pritet një vlerësim i plotë për të përcaktuar nëse do të rikthehet në qelinë e tij apo do të qëndrojë nën kujdes spitalor.
Ndërkohë, gjatë këtyre gjashtë muajve në paraburgim, Veliaj thuhet se ka pësuar rënie të ndjeshme në peshë, duke humbur afro 10 kilogramë.
Kjo humbje peshe mund të lidhet me gjendjen emocionale dhe stresin e akumuluar, por edhe me kushtet e përgjithshme të paraburgimit.
Familjarët dhe avokatët e tij kanë kërkuar më herët trajtim më të kujdesshëm për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për shëndetin e tij.
Ende nuk dihet nëse ky episod do të sjellë ndonjë ndryshim në trajtimin e tij apo në vendimet gjyqësore që pritet të pasojnë në muajt në vijim.